Është për tu shqetësuar/ Kurti për CNN: Kremlini dhe Beogradi kanë imituar njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po jep një intervistë për CNN International me Christiane Amanpour.
 
Në këtë intervistë, Kurti ka theksuar se Kremlini dhe Beogradi kanë imituar njëri-tjetrin në histori, madje edhe në aspektin operacional. 
 
Për këtë arsye, Kryeministri ka shprehur shqetësim për veprimet që mund të ndërmarrë Serbia.

"Në ditët e sotme mund të shohim se si presidenti despotik Putin dëshiron ta kthejë Ukrainën në një vend të ngjashëm boshnjak, ku do të ndahet territorialisht brenda në mënyrë që të mos funksionojë dhe të krijojë mundësi për të fituar territore. Kremlini dhe Beogradi, historikisht, kulturalisht, politikisht, por edhe operacionalisht, kanë imituar njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të shqetësuar, sepse është në interes të Kremlinit që të kontraktojë konflikte të mëtejshme në Evropë përmes përfaqësuesve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është një përfaqësues i Rusisë." - ka thënë Kurti.