SYRI TV/ Shqipëria kërkesë Greqisë për heqjen e ligjit të luftës, rezoluta merr mbështetjen e PD dhe PS
Shqipëria do ti kërkojë zyrtarisht Greqisë që të heqë Ligjin e Luftës.
Rezoluta e PDIU-së për shfuqizimin e Ligjjit i cili qëndron prej 83 vitesh në fuqi, gjeti mbështetjen nga maxhoranca dhe opozita.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që rezoluta t’i kalojë për miratim Kuvendit në seancën e 18 korrikut, ku pritet të ketë edhe një debat me qëndrimet e palëve.
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me parlamentit, Elisa Spiropali dhe sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së deklaruan për mediat se Ligji i Luftës është absurd historik dhe juridik, ndaj duhet shfuqizuar nga vendi fqinj.
SYRI TV
Shqipëria zyrtarizon kerkesën ndaj Greqisë për hejen e Ligjit të Luftës.
Në seancën e 18 korrikut në Kuvend do të miratohet rezoluta e propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila ka gjetur mbështetjen nga maxhoranca dhe opozita.
Vendimi për kalimin e kësaj reZolute në Kuvend u mor në mbledhjen e kësaj të marte të Konferencës së Kryetarëve.
Në një deklaratë për mediat Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali tha se qeveria shqiptare e ka shprehur prej kohësh, absurditetin e këtij ligji, ndaj është e nevojshme abrogimi i tij
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, e cilësoi absurd historik dhe jurdik qëndrimin në Fuqi të ligjit të Luftës,duke theksuar se duhet të hiqet nga vendi fqinj
Rezoluta do të kalojë të enjten e ardhshme në seancë parlamentare, por më parë parashikohet të jetë dhe një debat ku palët do të japin qëndrimin e tyre.Historia e Ligjit të Luftës daton që në 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë.
Ndonëse Italia dhe Greqia nuk e kanë më këtë ligji luftë, me Shqipërinë ligji është në fuqi prej 83 vitesh me rradhe, dhe arsyet pse shteti helen nuk e abrogon thuhet se janë pronat e shqiptarëve në kufijtë grekë.
Edhe pse janë bërë disa herë tentativa për zgjidhjen e Ligjit të luftës, ato kanë dështuar.