Sarandë/ Rrëzohet nga jet-ski, plagoset e mitura, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një vajzë e mitur me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.

Ajo është sjellë me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili. Vajza me inicialet E.Gj 13 vjeç, ishte së bashku me të vëllanë e saj në jet- ski.

Burime paraprake bëjnë me dije se e mitura kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura dhe marrë plagë logero-kontizue e vulves dhe e vaginës.

Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.