VIDEO/ Sherr në Tiranë, tre persona mbeten të gjakosur
Një sherr ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku raportohet se 3 persona kanë marrë lendime.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” të kryeqytetit, ku 4 persona janë përfshirë në një sherr.
Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndaluar.
Po ashtu, uniformat blu kanë shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, teksa 3 të tjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se një person nën efektin e alkoolit është konfliktuar me një zonjë që shet fruta perime në zonë.
Në konflikt janë përfshirë dhe persona të tjerë. Personi është shoqëruar në komisariatin numër 2.