Konjufca: Serbia duhet të shihet jo vetën rrezik për Kosovën por të gjithë stabilitetin dhe paqen në...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi këtë të martë një takim me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Në përfundim të takimit, Konjufca, mbajti dhe një deklaratë për media ku u ndal tek situata e sigurisë në Kosovë.

Kryeparlamentari theksoi se Serbia mund të ripërsrisë skenarin e banjskës, por me përmasa më të mëdha.

“Kemi folur edhe për sigurinë në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë. Po qe Serbia lihet e pa ndëshkuar lidhur me agresionin terrorist në Banjskë që u krye në shtator të vitit të kaluar, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë por me përmasa më të mëdha”, tha Konjufca.

Konjufca ka bërë të ditur se me Nussbaumer diskutoi dhe sfidat e sigurisë së Kosovës, ku evidentoi përpjekjet destabilizuese të erbisë në rajon dhe lidhjen e saj të afërt më Moskën.

“Si një nga shtetet që nuk ka mbështetur sanksionimin e Rusisë përballë luftës së Ukrainës, dhe vazhdon të kultivoj bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Serbia duhet të shihet jo vetën rrezik për Kosovën por të gjithë stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca.

Konjufca vlerësoi gjithashtu kontributin e Zvicrës për Kosovën.

“Kontributi i Zvicrës në Kosovë është i hershëm dhe përfshinë të gjitha segmentet në të cilat ne kemi pasur nevojë si shtet. Edhe sot e kësaj dite qeveria zvicerane mbështet shumë nga prioritetet zhvillimore të Kosovës Për Kosovën Zvicra është më shumë sesa një shtet mik apo aleat. Për shumë qytetarë të Kosovës, Zvicra ishte atdhe i dytë”, tha Konjufca.