Modernizimi i ushtrisë, SHBA i jep Polonisë dy miliardë dollarë kredi

SHBA-ja njoftoi se do t’i japë sërish Polonisë një kredi me vlerë 2 miliardë dollarësh në kuadër të programit “Financimi i Jashtëm Ushtarak (FMF)” për ta mbështetur atë në modernizimin e ushtrisë së saj.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se me Poloninë është nënshkruar një marrëveshje kredie direkte FMF prej 2 miliardë dollarësh.

Siguria e Polonisë është e një rëndësie jetike për krahun lindor të NATO-s dhe u tha se Polonia planifikon të zgjerojë dhe forcojë ndjeshëm ushtrinë e saj, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se marrëveshja e huasë do të mbështesë blerjen e produkteve dhe shërbimeve të mbrojtjes nga Polonia nga SHBA-ja dhe se me marrëveshjen do të përshpejtohen procesi dhe përpjekjet e modernizimit të mbrojtjes së Polonisë.

Financimi që do t’i jepet Polonisë do të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes dhe parandalimit të krahut lindor të NATO-s.

SHBA-ja i dha Polonisë një kredi prej 2 miliardë dollarësh në kuadër të programit FMF në shtator 2023.