‘Kronikat e zeza brenda sistemit arsimor’/ Xhemollari: Zero reagim nga ministria, arsimi është kriminalizuar

Rigels Xhemollari, nga ‘Qëndresa Qytetare’ i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto u ndal tek incidentet e njëpasnjëshme të ndodhura këto ditë në sistemin arsimor në vend.

Konkretisht, shefi i Departamentit të Marketingut, Mirdaim AxhamI në ‘Fakultetin e Ekonomisë  u arrestua pasi akuzohet se ka goditur me grusht pedagogen Liljana Billa.

E gjithë kjo panoramë mjaft e shëmtuar na tregon edhe një herë qartazi se si në këtë narkoshtet të krijuar nga qeverisja e Edi Ramës, tashmë nuk po funksionon asnjë nga hallkat që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.

‘Ajo që ka bërë ministria këto ditë është ndarja e fotografive të shkollave të reja me tulla dhe me fasada, por ajo duhet të kuptojë se nuk është ministër e tullave, ato i kanë bashkitë dhe ata ndërtojnë e prishin shkolla”-u shpreh Xhemollari.

Deklarata e tij:

"Emrin e ministres sonë mund ta gjejmë edhe në SPAK, kështu që nëse nuk e gjejmë në libra e gjejmë patjetër në dosjet e SPAK-ut.

Unë kam ndjekur edhe (mos)reagimet e ministres së arsimit për kuriozitet dhe ka pasur zero reagim, zero inspektim.

Ajo që ka bërë ministria këto ditë është ndarja e fotografive të shkollave të reja me tulla dhe me fasada, por ajo duhet të kuptojë se nuk është ministër e tullave, ato i kanë bashkitë dhe ata ndërtojnë e prishin shkolla.

Ajo është ministre arsimi dhe në thelb duhet të shikojë se si shkojnë çështjet arsimore në vend.

Shkolla e drejtorëve e cila është nën mbikëqyrejn e ministrisë e proceduar dhe e drejtuar nga ministria ka dështuar në rekrutimin e drejtorëve të shkollës ose ka dështuar për shkak të paaftësisë ose për shkak të politizimit të tyre.

Ne kemi parë se kur vijnë zgjedhjet drejtorët e shkollave, kopshteve apo çerdheve shndërrohen në patronazhistë duke kontrolluar votën e banorëvë të x lagjeje.

Duke qenë persona me një të shkuar kriminale në afera të tilla janë më të aftë për të grumbulluar vota, sesa drejtorët e tjerë që shohin vetëm mbarëvajtjen e shkollave.

Klea Sula/ Syri.Net