Abilekaj: Rama e do Tavon për të vjedhur. Do t'i tregojë Brukselit që s’ka asnjë problem me palën greke

I ftuar në emisionin ‘ÇIM PEKA LIVE‘ nën drejtimin e moderatorit Çim Peka, në Syri TV, analisti Enton Abilekaj u shpreh se qëllimi i vendosjes kryetarë i Vangjel Tavos është për të mbuluar vjedhjet por edhe për të ruajtur marëdhënjet më Brukselin.

“Rama duke vënë Vangjel Tavon, do t'i tregojë qeverisë greke dhe Brukselit që nuk ka asnjë problem me grekun”- u shpreh Abilekaj

Abilekaj: Rama duke vënë Vangjel Tavon, do ti tregojë qeverisë greke dhe Brukselit  që nuk ka asnjë problem me grekun. Ai është aty thjeshtë për të grabitur. Po tregon qëllimin e vërtetë që të mos e ngacmojnë. Ai e ka thjesht çështje grabitje, mjafton të jetë njeri i imi që të vjedh rehat. Ky është qëllimi Ramës dhe u shpall menjëherë sapo deklaroi Tavon kandidat.