Zjarri në fshatin Frashtan rrezikon banesat/ Kundër flakëve edhe zjarrfikëset e Gjirokastrës

Një vatër e madhe zjarri në fshatin Frashtan në Bashkinë e Dropullit ku rrezikon disa banesa.

Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar 2 makina zjarrfikëse nga Gjirokastra.

Gjithashtu për të vënë nën kontroll flakët janë angazhuar edhe zjarrfikëset e Dropullit.