Rregullat e universitetit/ Drejt shkollës së lartë 29 mijë maturantë, regjistrimi hapët më 15 korrik

Rreth 29 mijë maturantë që kanë plotësuar formularët A1 dhe A1Z duke filluar që nga 15 korriku, nisin procedurat për të aplikuar në një nga 40 Institucionet e Arsimit të Lartë publik apo privat në vend, sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Arsimit.

Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë: “Duke filluar nga data 15 korrik portal U-Albania është i aksesueshëm për të gjithë ata maturantë që kanë plotësuar formularin A1 dhe A1Z në këtë vit akademik. Nga data 15 deri në 29 vijon procesi administrativ me mandat-pagesën, shkuarja pranë shkollës me pagesën e bërë dhe konfirmimi nga mësuesit në portal. Maturantët duhet që ta ruajnë mandat-pagesën, sepse aty do të ketë një kod unik, i cili përdoret gjatë procesit të aplikimit me formularin A2 për të konfirmuar aplikimi e tyre në portal. Në datën 30 korrik do të hapet portali për 6 ditë i hapur 24 orë pa ndalim dhe maturantët do të hedhin 10 preferenca”.

Për maturantët që janë të interesuar për programe studimi siç është Mjekësia që edhe vitin e shkuar kishte testin e informatizuar, Arkitektura, apo programe të tjera siç janë degët e Sporteve apo degët e Arteve, ata duhet të interesohen pranë fakulteteve përkatëse dhe të shohin datat e konkurseve të cilat universitet janë të detyruara t’i shpallin edhe në websit-et e tyre. Nga data 6 deri në 23 gusht Institucionet e Arsimit të Lartë të cilat që anë programe ku testi ose konkursi është i detyrueshëm duhet t’i përfundojnë këto konkurse.

"Në datën 30 gusht në orën 8 të mëngjesit fillojnë regjistrimet online pranë fakulteteve. Do vijohet me 7 faza 48-orëshe në raundin e parë. Do të kemi 3 faza 48-orëshe, në datën 5 shtator nuk do të ketë regjistrime, pasi është festë zyrtare, shenjtërimi i Nënë Terezës. Dhe nga data 6 gusht vazhdohet me 4 fazat e mbetura deri në datën 13 shtator që është dita e fundit e regjistrimeve për raundin e parë.", tha Xhelaj.