Beleri padi në Gjykatën Administrative: Të pezullohet dekreti i Begajt për zgjedhjet në Himarë

Fredi Bleri, kryetari  i zgjedhur i bashkisë së Himarës i cili për shkak të vendimeve të gjykatave nuk arriti të betohej në detyrë, ka bërë një padi kundër presidentit të vendit, Bajram Begaj.

Padia nga Beleri është bërë me arsyetimin se nuk mund të ketë një dekret për zgjedhjet e parakohshme në Himarë pa pasur një vendim përfundimtar sa i përket mandatit të tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës.

Beleri ka kërkuar që dekreti firmosur nga Begaj ditën e premte të pezullohet derisa të ketë një vendim final sa  i përket vlefshmërisë së mandatit pasi ai ka të drejtën e animimit të vendimit të KQZ.