‘Reformën e bëjmë ne’/ PS kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor pa dakordësi me opozitën

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi nuk u dakordësuan me opozitën në grupin e dialogut.

Në nismën e propozuar nga PD, adresohet vetëm reflektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që cilat janë detyrim për Kuvendin.

Ndërsa janë përcaktuar modalitete që  bëjnë të zbatueshme votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitit 2025.

Gjithashtu, propozimi për formulën e re te përcaktimit te herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do te jetë më i madh se 7000 vota.