Holandezët kërkojnë hakmarrjen për Botërorin e vitit 2010: Duam Spanjën në finale

Holanda siguroi rikthimin në gjysmëfinalet e një Europiani pas 20 vitesh.

Tulipanët do të sfidojnë Anglinë në datën 10 korrik në “Signal Iduna Park” me misionin për të mbërritur në finalen e madhe të Berlinit, për të tentuar më pas fitimin e Europianit të dytë në histori pas suksesi në vitit 1988.

Trajneri Ronald Koeman është i përqendruar te dueli i së mërkurës përballë “Tre Luanëve”, ndërkohë që e ka një preferencë në lidhje me finalen.

“Spanja apo Franca? Do të doja një finale kundër spanjollëve, pasi me Francën u ndeshëm në grupe“, u shpreh timonieri i Holandës.

E nëse ndodh do të përsëritej finalja e Kupës së Botës 2010, me iberikët që fitonin Botërorin e parë në histori falë golit të Iniestës në kohën shtesë.