Trafik kilometrik në autostraden e re Thumanë - Kashar

Radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Shkak mendohet të jetë aplikimi i pagesës së kësaj autostrade.

Me çfarë konstatohet sportelet e vëna nga firma koncesionare nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu ne drejtim të Shqipërisë së mesme.