Spanjë-Francë, UEFA vendos për arbitrin e gjysmëfinales së Europianit

 

Spanjë-Francë, gjysmëfinalja e Europianit, po pritet me padurim nga tifozët. Takimi do të luhet më 9 korrik, në orën 21.00, në Allianz Arena (Munich).

UEFA ka vendosur edhe për arbitrin që do të vendosë drejtësi. Sfida do të gjykohet nga slloveni, Vincic. 44-vjeçari, i lindur në Maribor, mbahet mend për faktin se ka qenë “bilbil” kryesor në finalen e Champions League dhe në shumë sfida të tjera të këtij kompeticioni.

Gjatë këti europiani, ai ka qenë arbitër në ndeshjet, Spanja-Itali 1-0 dhe Hungari-Zvicër 1-3.