SYRI TV/ Bashkia rrit tarifat për ujin, banorët e Bradasheshit: Vjen vetëm 30 minuta, i pakonsumueshëm...

Tarifat e rritura të çmimit të ujit kanë marrë bekimin  e Bashkisë Elbasan, por në shumë zona të qytetit banorët vuajnë mungesën e ujit këto ditë të nxehta të korrikut.  Banorët e Katundit të ri në Bradeshesh shprehen se perverse uji vjen gjysëm orë në ditë është i pakonsumueshëm ndaj detyrohen që ta blejnë.

Syri tv

Bashkia e Elbasanit ka vendosur të rrisë çmimin e ujit të pijshëm,teksa në shumë zona si fshatin  Katund i ri në njësinë administrative Bradashesh në Qytetin e Elbasanit  këto dite të nxehta vuajnë  mungesen e ujit te pijshëm.

Ata shprehen që prej kohesh uji është bërë i pa konsumueshem dhe për këtë arsye detyrohen ta blejnë.

Disa prej banorëve në këtë zonë kanë hapur puse në shtëpitë e tyre për të siguruar ujin e pijshëm por pjesa tjetër shprehen se nuk kanë mundësi ekonomike të mjaftueshme për t’i hapur.

Të pyetur nga SYRI TV lidhur me mendimin dhe mundësitë që banorët kanë për të paguar shtesën prej 50% të tarifës së ujit banorët e konsiderojnë një vendim të gabuar e se është e papranueshme që të paguajnë për ujin i cili vjen me orar vetëm 30 minuta në ditë e nuk mundet ta përdorin për konsum.

Ata shprehen se bashkia Elbasan në vend që të rrisë çmimet për shërbime ku cilësia mungon duhet te rrisë rrogat e pensionet për qytetaret pasi te ardhurat aktuale nuk mjaftojnë.