Pogradec/ Dy aksidente të tjera brenda pak minutave në qytet

Në aksidentin e parë, një mjet ka goditur një këmbësore në vijat e bardha, duke e lënë të lënduar. Mësohet se këmbësorja u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Në aksidentin e dytë, mësohet se një mjet tip furgon ka përplasur një biccikletë, ku ka lënë të plagosur drejtuesin e saj. Edhe ky person u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të të dy aksidenteve në qytet.