VIDEO SYRI TV/ Sherri për një grua, vritet me thikë i riu

Sherri për një femër ka qenë shkaku u vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fier. Mësohet se 39-vjecari Xhuljani Mihaj ka qëlluar për vdekje, bashkëshjetuesin e ish-gruas së tij 24 vjecarin Xhimi Bakaj. Sipas burimeve cifti ka pasur grindje të herë pas hershme në rrugë, pasi autori e akuzonte ish gruan për tradhti. Ndërkohë që ditën e ngjarjes ai është konfliktuar me bashkëjetuesin ku e ka qëlluar për vdekje me thikë.

Nga SYRI TV

Sherri për një grua ka qenë shkaku i vrasjes se 24 vjecari Xhimi Bakaj.

Policia dhe prokuroria ka zbardhur detaje te reja për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier. Sipas policisë mësohet se Xhuljano Mihaj autori i dyshuar i krimit ishte i divorcuar prej afro tre vitesh nga bashkëshortja e tij më të cilën kishte dy fëmijë.

Pas divorcit 33 vjecarja, ishte larguar nga banesa dhe më pas kishte krijuar një lidhje me 24 vjeçarin Bakaj me të cilin bashkëjetonin prej pak kohësh.

Sipas burimeve mësohet se edhe pse te divorcuar ata kishin problem dhe konflikte te herë pas hershme mes tyre. Sherret mes tyre kane qenë të shpeshta në rrugët e qytetit, pasi 39 vjecari akuzonte ish gruan pwr tradhti.

Madje grindjet mes tyre nuk kanë ndalur as ditën e ngjarjes. Autori ka qëndruar për disa minuta te pallati ku jetonte ish-gruaja e tij me bashkëjetuesin e saj, Xhimi Bakaj.

Ky i fundit sapo ka dalë nga banesa është përballur me 39-vjeçari. Janë grindur mes tyre dhe më pas Mihaj ka nxjerr thikwn dhe e ka goditur disa herë në trup të riun.

Ai ka ecur disa metra pas plagosjes me thikë, por më pas ka rënë përtokë dhe kanë qenë kalimtarët që kanë lajmëruar ambulancën e cila ka mbërritur kë dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra 24-vjeçari Bakaj nuk ka mundur të jetoj.

Ndërkohë që policia e Fierit pas ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të krimit, ku I kanë sekuestruar edhe armën e krimit një thikë.