Angli-Zvicër, asnjë gjuajtje në portë gjatë pjesës së parë

Anglia dhe Zvicra po luajnë në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe për më tepër pa raste për shënim.

Asnjë gjuajtje në portë nuk u regjistrua në fraksionin e parë të lojës, siç mund ta shihni në tabelën e statistikave.