Vjedhja e metaleve në Kombinatin e Poliçanit/ Bledi Çuçit i del emri në përgjime për...

Ish-ministri i Brendshëm njëherësh kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi do të të japë deklarime në Prokurori më 15 korrik në orën 12:00.

Burime konfirmojnë se thirrja e tij është bërë nga Prokueoria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.

Mësohet ee Çuçi është evidentuar në biseda me drejruesin Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari i cili është edhe drrjtues i PS-së në Poliçan. Ish ministrit i ka mbërritur fletëthirrja në banesë në kryeqytet dhe duhet të paraqitet detyrimisht në prokurorinë e Beratit.

Bëhet fjalë për mbi 50 ton metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, thonë burime nga organi i akuzës.

Ndërkohë, janë bërë edhe audite rreth dëmit ekonomik për të cilat është vënë në dijeni edhe ministria e Mbrojtjes. Lidhur me këtë moment, pritet që edhe ministri Niko Peleshi të japë deklarime, por nuk konfirmohet zyrtarisht thirrja e tij.

Duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim nëse do ti kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut. Gjithçka ka nisur në fund të dhjetorit të 2020 kur kombinati u mbyll, ndërsa Krimi Ekonomik kishte nisur një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh.

Hetimi ka evidentuar se lënda e parë dyshohet të jetë shitur nga ish-drejtuesit e ndërmarrjes.