Kanadaja në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

Kanadaja ka bërë mrekullinë në Kupën e Amerikës, aty ku ka arritur fazën e gjysmëfinaleve pasi ka kaluar me penallti Venezuelën.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, pasi Kanadaja shënoi në pjesën e parë me anë të Shaffelburg, ndërsa Venezuela barazoi në pjesën e dytë me sulmuesin e tyre kryesor, Rondon.

30 minutat e shtesës nuk sollën gol, ndërsa te penalltitë kanadezët u treguan më të saktë, duke fituar 4-3.

Në gjysmëfinale, Kanadaja do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit me të cilën luajti në grupe dhe u mposht 2-0.