VIDEO/ Momenti kur tifozët anglezë dhe gjermanë përplasen dhunshëm

Gazeta britanike Daily Mail publikoi pamjet e sherrit të dhunshëm mes tifozëve anglezë dhe atyre gjermanë.

Sherri nisi pasi tifozët anglezë nisën të tallin tifozët gjermanë pas eliminimit të tyre nga kompeticioni.

Dhjetëra persona u përfshinë në sherrin që nisi fillimisht me disa fyerje dhe sharje.

Policia u desh të ndërhynte për të shuar sherrin mes tifozëve.

Gjatë sherrit u përdorën edhe gota dhe shishe birre.