", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/July/06/auto_spanja1720252440.jpg", "width": 900, "height": 568 } }

Heroi i Spanjës si babai i tij, 33 vite më pas, i njëjtë stadium, e njëjta festë

Heroi i Spanjës në çerekfinalen ndaj Gjermanisë ishte mesfushori, Mikel Merino, i cili realizoi golin vendimtarë në minutën e 119, duke çuar iberikët në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Ajo që ra në sy ishte festimi i mesfushorit 28-vjeçar.

Ai vrapoi rreth flamurit të këndit, një veprim që është komentuar shumë në rrjetet sociale, por shpejt doli se heroi i Spanjës kishte kopjuar në këtë mënyrë babanë e tij.

Në të njëjtën mënyrë, në të njëjtin stadium, atë të Stuttgart-it, Angel Merino festonte golin e tij për Osasunën në fitoren 3-2 në Kupën UEFA në nëntor 1991.