Francë-Portugali, penalltitë përcaktojnë skuadrën që kualifikohet në gjysmëfinale
Franca dhe Portugalia luajtën me tyre ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024, shkruan Syri.net.
Koha e rregullt u mbyll pa gola, teksa edhe në shtesë nuk u gjend rruga e rrjetës.
Për të përcaktuar fituesin e sfidës, u nevojitën gjuajtjet e 11-metërshave.
Me penallti u kualifikua Franca (5-3), e cila do të përballet në gjysmëfinale me Spanjën, që eliminoi Gjermaninë pas kohës shtesë (2-1)