Tenis/ Djokovic kalon në raundin tjetër, Tsitsipas eliminohet në mënyrë surprizë nga ‘Wimbeldon’

Novak Djokovic kaloi për në fazën e 1/16-ave të turneut britanik të Wimbledon-it.

Tenisti serb kaloi pa probleme vendasin Jacob Fearnley me rezultatin 3-1.

Fillimi ishte shumë i mirë për Djokovic, i cili triumfoi për gjysmë ore në setin e parë.

Më tej, numri dy i botës mori avantazhin e dyfishtë, duke qenë në pozita komode.

Pavarësisht setit të tretë të fituar nga Fearnely, Djokovic mori suksesin në fund, duke mbyllur takimin me një fitore që dukej e lehtë.

Pas kësaj ndeshje, Djokovic do të presë Australianin Alexei Popyrin, që nga ana e tij mposhti me vështirësi Argjentinasin Etcheverry.

Në ndeshjet e tjera, Stefanos Tsitsipas u eliminua në mënyrë të papritur nga finlandezi Emil Ruusuvuori me shifrat 3-1. Tenisti grek ishte dhe disi i pafat në dy setet e para, pasi u mund në 2 setet e para me “tie-break”.

Më pas, Tsitsipas rihapi takimin, por pa mundur të kalojë më tej, pasi Ruusuvuori fitoi edhe setin e tij të tretë dhe mbylli komplet takimin. Ndërkohë, Emil Ruusuvuori do të gjejë në raundin tjetër francezin Perricard, që eliminoi pastër japonezin Nishioka.

Suksese morën edhe Holger Rune që triumfoi me përmbysje ndaj Seyboth Wild, si dhe Taylor Fritz që mposhti francezin Rinderknech.