VIDEO/ Nis me gol pjesa e dytë, Olmo kalon në avantazh Spanjën ndaj Gjermanisë

Në “MHPArena” të Stuttgartit po luhet çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku të dy skuadrat luajtën me mjaft kujdes për t’u mos ndëshkuar.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të është Dani Olmo që pas një asisti të Yamal e dërgon topin pas shpinës së Manuel Neuer, duke kaluar Spanjën në avantazh.