Kapshticë : Kapet me një sasi lënde narkotike, arrestohet një shtetase italiane.

Mësohet se 31 vjeccarja po udhëtonte në drejtim të Greqisë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ndërkohë që e kishte fshehur lëndën narkotike canabiss sattiva në një qese mbeturinash.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare është zbuluar sasia prej rreth 300 gram hashash.

Shtetasja italiane ka deklaruar se e kishte për përdorim vetjak, ndërsa është arrestuar nga policia.

Kontrollet në doganën e Kapshticës janë rritur ndjeshëm edhe për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të ndryshme të paligjshme.