Takimi në Romë/ Vokshi: Ku nuk mbështetet demokracia, ngrihet autokracia!
Kryetarja e LDG-së, Albana Vokshi ka marrë pjesë në mbledhjen e rradhës se Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) në Romë.
Në fjalën e saj, Vokshi ka theksuar se ku nuk mbështetet demokracia, ngrihet autokracia dhe nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit për Ballkanin Perëndimor!
Postimi i plotë:
Romë, 5 korrik 2024: Ku nuk mbështetet demokracia, ngrihet autokracia!! Të përshpejtohet procesi integrimit për Ballkanin Perëndimor!
Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e rradhës se Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) theksova:
- falenderova Parlamentin Italian për organizimin e tre mbledhjeve të komisioneve, shumë të dobishme për shkëmbimin e pikëpamjeve vizionare dhe konstruktive në forcimin e rolit të nismës së CEI;
- mbështesim plotësisht rekomandimet e mbledhjeve të konventës së CEI;
- Shqipëria mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës. Mirëpresim vendimin e Komisiinit Europian për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. Shqipëria mban qëndrim të palëkundur në mbështetjen e Ukrainës dhe popullit ukrainas.
- Rolili i parlamentit është shumë i rëndësishëm. Forcimi i balancimit të pushteteve, roli kontrollues dhe mbikëqyrës i parlamentit është vendimtar.
- Pas më shumë se një dekade, janë bërë hapa shumë zë vegjël në drejtim të procesit të integrimit i cili duhet të jetë një proces i bazuar në merita. Institucionet qeveritare duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Por ka raste që edhe pas plotësimit të të gjitha detyrave, përgjigja është: nuk është koha tani. Duhet bërë më shumë.
- A i kemi kryer ne detyrat e shtëpisë siç duhet? A është gjithçka perfekte në vendet tona??
Jo!!
- Shqipëria ka probleme të demokracisë, sundimit të ligjit, korrupsionit, krimit të organizuar, kontrollit dhe balancave, rolit të dobët (ose mungesës) së mbikëqyrës të parlamentit (mungesë e kontrollit dhe balancave), probleme me zgjrdhjez jo të lira (bazuar në raportet e fundit të raporteve të OSBE/ODIHR);
Por nëse BE e lë hapësirën bosh, të tjerët, që nuk kanë të njljtat interesa apo qëllime, do ta pushtojnë këtë haplsitë;
- Vendet e BE nuk mjafton të kontrollojne listën e gjatë të ligjeve që miratohen, dokumentet që shkruhen, strategjitë që diskutohen etj...që shumë shpesh përfundojnë në një proces shumë burokratik;
- Shqiptarët janë në zemër të Evropës dhe meritojnë të jenë pjesë e saj;
- Aty ku nuk mbështetet demokracia, ngrihet autokracia;
- Kjo është arsyeja pse, është e nevojshme t'ju kemi në krahun e qytetarëve, të ndihmoni në forcimin e demokracive dhe jo të autokracive. Të kemi demokraci funksionale dhe jo stabilokraci;
- Ne kërkojmë ndihmën e vendeve anëtare të CEI për anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE në bazë të meritës.