SYRI TV/ Propaganda me Tunelin e Llogarasë kalon limitet, qeveria bën inagurimin me kënge dhe valle
Kryeministri Edi Rama inaguroi sot tunelin e LLogarasë, për të cilin pas koaludimit disa javor, qytetarët do të paguajnë 5 euro për të kaluar në të.
Përfaqeuesit e qeverisë, shmangën të gjitha deklaratat për kostot e tunelit, duke u fokusuar te propaganda me valle dhe kenge, të kushtuara kryeministrit.
Propaganda qeveritare ne inaugurumin e tunelit te Llogarasë ka kaluar ccdo lloj niveli të imagjinates. Skenari i qeverise kete here ngriti edhe te semuret nga shtrati i vdekjes.
Me pas vendi ju la, grupe polifonike me këngë të dedikuar për udheheqesin….
Por hapja e tunelit nuk ishte gezimi I vetem…
Pas festimeve dhe kolaudimit disa javor te tunelit,qytetarët do të paguajnë 5 euro per cdo kalim, në këtë tunel që lidh zonën e Dukatit me atë të Palasës, ndërsa kostoja për ndërtimin e tunelit është rreth 180 mln euro.
Por njerezit e mazhorances, vijojne te jenë te kompleksuar nga tunelet e ndertuara nga Qeveveria paraardhese ne Rrugen e kombit dhe ne elbasan, kostoja e te cilave ishte shume here me e ulet.
Tuneli ka një gjatësi prej 6 kilometra dhe shkurton kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut të Shqipërisë, duke lidhur Dukatin me zonën e Palasës.
Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.