Bellingham dënohet me një ndeshje pezullim, por do luajë kundër Zvicrës

UEFA ka gjobitur Jude Bellingham me 30,000 euro dhe e ka dënuar me një ndeshje pezullim (e cila nuk është përcaktuar se cila do të jetë) dhe që do duhet të shlyhet brenda një viti, për gjestin e tij të turpshëm ndaj stolit të Sllovakisë pasi shënoi golin e barazimit të Anglisë.

Duke qenë se Bellingham mund ta shlyejë në një moment të dytë pezullimin, talenti i Anglisë do të jetë në dispozicion të trajnerit Gareth Southgate për ndeshjen kundër Zvicrës, që luhet këtë të shtunë.