Agaçi njofton Presidentin pa u përmbushur afati i ankimit 30 ditor i vendimit të sotëm, kërkon zgjedhje patjetër në gusht

Kryeministria i është drejtuar me një letër Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Himarë.

Kjo vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendimin për t’i hequr mandatin Fredi Belerit, i zgjedhur më 14 maj.

Lera është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.