Arrestohet i dyshuari për kanosje të prokurorit, kishte veshur antiplumb

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet për veprën penale kanosje. 

Ai thuhet se nuk e ka liruar zyrën e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe gjatë kontrollit është vërejtur se ai kishte të veshur një antiplumb. 

Rasti ka ndodhur të enjten paradite. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.