Prezantuesja meksikane qëllohet për vdekje në sy të djalit të saj 4-vjeçar

 

Një prezantuese televizive meksikane u qëllua dhe u vra para syve të djalit të saj katërvjeçar gjatë një tentative për grabitje veturash.

Martha Paola Salcedo, 29 vjeçe, motra e qendërmbrojtësit të Cruz Azul, Carlos Salcedo, u qëllua me dy plumba të shtunën në mbrëmje në Huixquilucan, Meksikë, raporton Daily Mail.

Një kalimtar i rastit ndihmoi asistentin e Salcedos që ta futte në automjetin e tij dhe ta çonte me shpejtësi në spitalin Angeles.

Ajte, mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.