Pas përplasjes, përmbysen dy makina në aksin Lezhë-Milot: Tre të plagosur, njeri rëndë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj. Një furgon është përplasur me një autoveturë dhe të dy palët përfunduan përmbys në një parcelë jashtë rruge. Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital 3 persona, nga të cilët njeri rëndë.

Policia e Lezhës njoftoi se:

Rreth orës 07:24, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti me drejtuese V. K., 53 vjeçe, me furgonin me drejtues shtetasin L. D, 31 vjeç.

Nga përplasja kanë dalë nga rruga të dyja automjetet dhe si pasojë janë dëmtuar 53-vjeçarja, por dhe dy pasagjerë në furgon, I. K, 36 vjeç dhe R. D, 70 vjeç.

70-vjeçari i dëmtuar është transportuar në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasit I. K. dhe V. K. kanë marrë mjekim në spitalin e Lezhës, ku janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.