Përfundon arratia! Kërkohej në Gjermani për trafik droge, kapet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar me urdhër-arresti europian, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Hannover, Gjermani ka rënë në gjurmët e njësisë së Operacioneve dhe personelit Radiomobile të policisë italiane gjatë kontrolleve në Mugello.

42-vjeçari shqiptar kërkohet për krime të trafikut të lëndëve narkotike si anëtar i një organizate kriminale.

Ai u dërgua në burgun Sollicciano, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për vlerësime në lidhje me ekstradimin.