VIDEO/ Reagon Austria, shkurton diferencën e golave me Turqinë

Në “Red Bull Arena” të Leipzigut po luhet ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ave të finaleve të Euro 2024 mes Austrisë dhe Turqisë, shkruan Syri.net.

Që në minutën e dytë zhbllokohet rezultati. Demiral ndëshkon austriakët, duke kaluar Turqinë në avantazh.

Me këtë gol mbyllet pjesa e parë, teksa në të dytën shënohet tjetër gol.

Pas një goditje këndi në minutën e 59-të Demiral me kokë dyfishon shifrat për Turqinë.

Austria reagon shpejt dhe në minutën e 66-të Gregoritsch shënon, duke shkurtuar diferencën e golave në 2-1.