FOTO/ Ku shkoi Erion Veliaj në korrik të 2023-shit?

Disa foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, drejt Zvicrës janë publikuar në media.

Siç shihet nga fotot, Veliaj dhe Ajola Xoxa shfaqen në aeroport së bashku me djalin e tyre.

Fotot e publikuara pretendohet se i përkojnë korrikut të vitit 2023.

Në atë kohë thuhet se ka pasur festime të çmendura të Veliajt me drejtorët e tij, të cilët gjithashtu kanë shkuar në Zvicër.

Gjithashtu, përflitet se shpenzimet e kryebashkiakut të Tiranës me drejtorët e tij kanë kapur shifra marramendëse.

Raportohet se Veliaj me drejtorët e tij kanë festuar fitoren e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Drejtorët ishin drejtuesit kryesorë të fushatës elektorale të Erion Veliajt dhe shtabi i tij elektoral. Midis drejtorëve përfshihen Taulant Tusha, Redi Molla, Mariglen Qato, Ermal Kapllanaj, Arben Maloku, Elton Kacidhja, etj.

Tashmë, fotot tregojnë se Veliaj ka shkuar në Zvicër dhe është shoqëruar nga bashkëshortja e tij./ CNA