SYRI TV/ Viola Isufaj nuk e quan ikje shuarjen e Kadaresë, studiuesja: E kreu misionin e tij

Studiuesja e letërsisë Viola Isufaj nuk e quan ikje shuarjen e Ismail Kadaresë. Në një intervistë për Syri Tv, Isufaj tha se mjeshtri i letrave shqipe e ka kryer misionin e tij dhe se i tejkaloi akuzat e rënda të kritikës.

SYRI TV

Pas shtegtimit në përtejbotë të mjeshtrit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë studiuesja e veprës së tij Viola Isufaj në një intervistë për Syri Tv nuk e quan ikje largimin fizik të autorit.

Gjetja për ndërtimin e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” e ka mrekulluar edhe vetë autorin. Romani qe si një kartë që na identifikonte përtej kufijve për ata që e patën të vështirë ta gjenin Shqipërinë në hartë. Kritika zyrtare e akuzoi për dy gjëra Ismail Kadarenë:

Për mospërmendjen e emrit të Enver Hoxhës dhe partisë dhe për mungesë urrejtje ndaj armikut sepse ai qe më shumë një gjeneral për tu mishëruar.

Ismail Kadare ka sjell në letërsinë shqipe modelin e romanit epope. Te “Dimri i vetmisë së madhe” autori trajton një temë të përjetshme, e shpëton nga diskutimet politike.

Në zemër të dikaturës, censura ishte ngrirës, ai projekton sistemi totalitar për të gjithë regjimet.

Viola Isufaj tha se për kontributin e vyer në letrat shqipe, Kadare do të mbetet i përjetshëm.