De Ligt drejt Manchester United, gati kontrata 5-vjeçare për mbrojtësin holandez

Me shumë mundësi e ardhmja Matthijs de Ligt do të jetë te Manchester United.

Ditët e fundit, sipas raportimeve të medieve britanike “Djajtë e Kuq” kanë kontaktuar me përfaqësuesit e mbrojtësit të Bayern Munich dhe tashmë lojtari është më afër këtij transferimi, pasi ka marrë një ofertë të konsiderueshme financiare.

Manchester United i ka ofruar holandezit një kontratë 5-vjeçare me terma financiare shumë tunduese.