‘Isha i ikur për 20 ditë’/ Aktori i famshëm thyen heshtjen mbi arsyen pse u shtrua në spital

Jamie Foxx më në fund ka thyer heshtjen për arsyen pse u shtrua në spital, në prill të vitit 2023.

Aktori 56-vjeçar u shtrua për një urgjencë mjekësore të paspecifikuar gjatë xhirimeve të ‘Back in Action’ me Cameron Diaz në Atlanta, me yllin e Hollivudit që më vonë zbuloi se nuk ishte në gjendje të ecte dhe ‘pa tunelin, por jo dritën’ ndërsa luftonte për të mbijetuar.

Foxx u filmua në Phoenix duke iu hapur fansave për situatën që kaloi, duke zbuluar se filloi me ‘një dhimbje koke të fortë’ që e bëri ‘të kërkonte Advil’, para se të zgjohej pothuajse tre javë më vonë pa kujtuar atë që kishte ndodhur.

Fituesi i çmimit Oscar dëgjohet të thotë fansave: ‘Isha i ikur për 20 ditë. Nuk mbaj mend asgjë’.

Jamie Foxx tha se motra dhe vajza e tij e çuan te ‘doktori i parë’ dhe shtoi: ‘I pari nuk dha shpjegime, ndërsa doktori tjetër tha që kishte diçka në kokën time’.