VIDEO/ Shapo: Propozimi i Ramës për ekspertë nga jashtë është praktikë e dështuar në Britani

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Sonila Meço për të diskutuar mbi skandalin e ndodhur në spitalin onkologjik dhe deklaratat e kryeministrit Rama ishte mjeku nga Londra, Ledion Shapo.

Shapo është shprehur se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në një situatë tepër të vështirë dhe se propozimet për ekspertë nga jashtë janë një praktikë e dështuar.

"Nëse do të shkruanin një analizë ose artikull mbi këtë ngjarje fjalët kyçe do të ishin onkologjia, mjekësia dhe mjekët. Të trajtosh të gjithë mjekët njëlloj ku janë këto mjekë të cilët gjatë covid 19 është sakatuar, është ulur në numër dhe kanë hequr si nga ana fizike dhe mendore më shumë se çdo tjetër, duhet mbajtur parasysh kjo pasi janë këto ndonjëherë pacientët.

Nëse fut menaxherë nga jashtë shton një linjë që kushton shumë dhe e dëmton mjekësinë pasi kjo skemë u përdor në Britani dhe ajnë në kolaps, dhe struktura u bë shumë burokratike dhe korruptim.

Në takim ministrja u shpreh se duhet të heqim tumorin dhe mbaron situata problematike por ndryshimet e propozuara janë të vonuara shumë. Po ti bësh një skaner të gjithë sistemit shëndetësor janë shumë problematike që dalin dhe duhet një ndërhyrje shumë e fortë."