Associated Press: Kadare, pretendent i mundshëm për çmimin Nobel

Agjencia e madhe ndërkombëtare, Associated Press, i bën jehonë lajmit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

“Romancieri i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ndërroi jetë pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë, tha të hënën botuesi i tij. Ai ishte 88 vjeç.

Kadare është përmendur prej kohësh si një pretendent i mundshëm për çmimin Nobel për Letërsinë.

Redaktori i Shtëpisë Botuese Onufri, Bujar Hudhri tha se autori i njohur vdiq të hënën në mëngjes. Një infermiere në spital, e cila foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte e autorizuar të fliste me shtypin, tha se ai u dërgua në dhomën e urgjencës pasi pësoi një arrest kardiak.

Kadare u bë i njohur ndërkombëtarisht pas botimit të romanit të tij "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" në vitin 1963, kur Shqipëria qeverisej ende nga qeveria komuniste e diktatorit Enver Hoxha.

Kadare u largua nga Shqipëria në Francë në vjeshtën e vitit 1990, vetëm pak muaj para rënies së regjimit komunist pas protestave studentore dhjetorin e kaluar. Ai jetonte në Paris dhe pak kohë më parë ishte kthyer në Tiranë.

Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij, të cilat përfshinin më shumë se 80 romane, drama, skenarë, poezi, ese dhe koleksione tregimesh të përkthyera në 45 gjuhë,” shkruan agjencia.