Detaje/ 'Si mafioz i viteve 1950', burg për pronarin shqiptar të lokalit në Britani, i gjendet kokainë

Pronar i një lokali në Bond Gate në Nuneaton, Edmond Boriçi, 45 vjeç, u dënua për dhunë, posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen dhe posedim të një thike në një vend publik.

Në deklaratën e saj, policia britanike tha se Boriçi sillej si një mafioz i viteve 1950, ndërsa është dënuar me 15 muaj burg.

Në 9 gusht 2023, në orën 01:22 oficerët morën një telefonatë në 999 për një përplasje në lokalin e Boriçit.

Një zëdhënës i policisë së Warwickshire u shpreh: “Denoncuesi tha se Borici e kishte kërcënuar me thikë dhe se duhej të mbrohej me një arkë birre. “Policia ka mbërritur te lokali, ndërsa Boriçi dhe personi tjetër kanë pasur një sherr të fortë verbal jashtë ambientit.

“Boriçi u arrestua në vendngjarje me dyshimin se ka kërcënuar një person me një thikë”.

Pas kontrollit, në depon e pasme të lokalit, u zbulua një çantë blu me shumë qese brenda saj, me rreth 509 gr kokainë në total.

Vlera e saj në rrugë ishte diku afër 50,000 £.

Një çantë e dytë u zbulua me 17 g kokainë shtesë në sediljen e pasme të një BMW, të parkuar jashtë ambienteve.

Pamjet e CCTV treguan Boriçi duke dalë nga BMË më herët në mbrëmje. Pamjet treguan gjithashtu një sherr mes Boriçit dhe personit tjetër, gjatë së cilës ai mbylli një derë për të parandaluar Boriçin – i cili mbante një thikë – të mos shkonte tek ai jashtë.

Borici u dënua në Warwick Crown Court më 24 qershor 2024, por mori vetëm një dënim prej 15 muajsh.

Borici, nga Bettina Close në Nuneaton, gjithashtu kërkohet të paguajë një shtesë prej 187 £ për personin që kërcënoi, si dhe 1,785 £ në një urdhër konfiskimi sipas seksionit 27 të Aktit të Keqpërdorimit të Drogave.

Oficeri hetues DC Williams tha “Borici dukej se mendonte se mund të luante rolin e një mafioz të viteve 1950, duke fshehur aktivitetet e tij kriminale, apo duke kërcënuar njerëzit që ai besonte se nuk e kishin respektuar./ BW/