Ernest Muçi do të luajë krah Di Marias sezonin e ardhshëm? Ja çfarë thotë presidenti i Beshiktashit

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi mund të luajë krah Angel Di Marias sezonin e ardhshëm.

Argjentinasi është pa ekip dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

 Për transferimin e Di Marias në Stamboll ka folur edhe vetë presidenti i Beshiktashit, Hysein Juçel.

“Ne po presim Di Marian pas Kupës së Amerikës sepse kemi bërë gjithçka që është e mundur.

Ai tha që do të vendosë pas përfundimit të turneut.

Nëse vjen, do të vijë falas dhe vetëm për 1 vit.

Mos të krijojmë pritshmëri tani”, ishin fjalët e tij.