Krijohet fytyra e parë robotike në botë e bërë nga qelizat e gjalla të lëkurës

Shkencëtarët japonezë kanë krijuar me sukses një fytyrë robotike që mund të buzëqeshë, me lëkurë të vërtetë si të njeriut, duke shënuar një përparim të rëndësishëm.

Studiuesit në Universitetin e Tokios zbuluan si të lidhin lëkurën e krijuar në laborator në fytyrat mekanike, duke lejuar robotët të bëjnë mimika si njerëzit.

Ata u shprehën se ky përparim do të hapë dyert për zhvillimin e robotëve humanoidë më realistë, me më shumë lëvizshmëri dhe ndjeshmëri.

Gjithashtu, studiuesit thanë se kjo arritje e inxhinierisë premton për industrinë e kozmetikës dhe për trajnimin e kirurgëve plastikë.

Sipas tyre, lëkura nuk është vetëm e butë, por mund të vetë-rigjenerohet nëse dëmtohet, duke kopjuar ligamentet e lëkurës njerëzore.

Ekipi i shkencëtarëve kishin tentuar të përdornin mini-kapëse si ankorë, por ato e shqyen lëkurën eksperimentale kur roboti nisi të lëvizte.

Për të ricikluar ligamentet elastike në lëkurën njerëzore, ata hapën vrima të vogla në fytyrën e robotit dhe përdorën një xhel kolagjeni për të lidhur me të lëkurën e krijuar në laborator.

Profesor Shoji Takeuchi, studiuesi kryesor: “Duke imituar strukturën e ligamenteve të lëkurës njerëzore dhe duke përdorur vrima të formës V, me materiale të forta, gjetëm një mënyrë për të lidhur lëkurën me strukturat komplekse. Fleksibiliteti natyral i lëkurës dhe metoda e fortë e ngjitjes bëjnë që lëkura të mos shqyhet nga lëvizjet”.

Profesor Takeuchi, pioner në fushën e robotikës biohibridea, shpreson që të arrijnë të përmirësojnë trashësinë e lëkurës dhe të duket sa më reale, duke shtuar gjëndrat e djersës, poret, enët e gjakut, yndyrën dhe nervat.

Një sfidë tjetër sipas tij do të jetë krijimi i shprehive njerëzore duke integruar aktivizues ose muskuj të sofistikuar brenda robotit.

Laboratori i tij ka krijuar tashmë robotë të aftë për të ecur duke përdorur indet biologjike të muskujve, mish të krijuar në laborator 3D dhe lëkurë artificiale që vetë-rigjenerohet.

Në fillim të këtij muaji, “EXROBOTS”, një kompani kineze, zbuloi kokat e tyre robotike humanoide mjaft realiste që mund të imitojnë shprehjet e fytyrës dhe emocionet.

Të kompletuar me buzëqeshje, mjekër dhe aftësi për të nxjerrë gjuhën jashtë, krijuesit e tyre thonë se humanoidet që kushtojnë prej 162,600 £ janë ndër më të avancuarit në botë.