Vetëplagoset me ‘TT’ i mituri në Milot

Një i mitur 15-vjeç është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë tip ‘TT’ në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot.

‘Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë.

Lezhë/ Informacion paraprak

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është  vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.