Zjarr i madh në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i madh, origjina e të cilit ende ngelet mister, po përpin lagjen Kordhoce të fshatit Lazarat në Bashkinë Gjirokastër.

 Flakët e zjarrit, të cilat po ndihmohen edhe nga era, po u afrohen banesave.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar vatrat e zjarreve që po përhapen në pjesën kodrinore fare pranë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Situata po komplikohet nga minuta në minute pasi flakët rrezikojnë banesat.