Në Palm Springs, statuja "Përgjithmonë Marilyn" përshkruan Monroe në skenën e famshme të fustanit të ngritur nga "The Seven Year Itch". Ajo është zhvendosur nëpër SHBA dhe tani është kthyer në Palm Springs.

Një grup i industrisë së hoteleve që zotëron statujën dëshiron që ajo të mbetet përgjithmonë, por disa banorë e kundërshtojnë atë.

Një vendim teknik për vendndodhjen nga komisioni i planifikimit në fillim të kësaj jave shënoi një hap drejt mbajtjes së statujës në Palm Springs.

Jeta e Marilyn Monroe u përshkrua së fundi në filmin "Blonde" të Andrew Dominik të vitit 2022, ku luan Ana de Armas si Monroe.

Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/June/28/auto_1920x1080_cmsv2_38a9a20e-0137-53d2-a009-17a900fa9419-85371121719572298.webp", "width": 1920, "height": 1080 } }

Ish-shtëpia e Marilyn Monroe shpallet monument historik dhe shpëtohet nga shembja

Shtëpia e Marilyn Monroe në Los Anxhelos është shpallur një monument kulturor historik, dhe është shpëtuar nga shembja.

Adhuruesit e ikonës së ekranit Marilyn Monroe kanë fituar një betejë për të ruajtur gjurmët e saj në Los Angeles.

Shtëpia në Los Angeles ku Monroe jetoi pak dhe vdiq është shpallur një monument kulturor historik, ndërsa një vendim i komisionit të planifikimit në Palm Springs rriti shanset që një statujë 8 metra e quajtur "Përgjithmonë Marilyn" të qëndrojë në vend.

Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit votoi për përcaktimin historik pas një beteje të gjatë nëse shtëpia e stilit kolonial spanjoll do të shkatërrohej, sipas Los Angeles Times.

Pronarët aktualë jetojnë aty pranë dhe donin ta shkatërronin shtëpinë në mënyrë që të zgjeronin pasurinë e tyre. Këshilli, megjithatë, ishte unanim në vendimin për ta shpëtuar atë.

“Nuk ka asnjë person apo vend tjetër në qytetin e Los Anxhelosit aq ikonë sa Marilyn Monroe dhe shtëpia e saj në Brentëood”, tha Traci Park, përfaqësuesi i këshillit të zonës, përpara votimit.

Los Angeles Conservancy e shprehu gëzimin në rrjetin X: “Sukses. Rezidenca Marilyn Monroe në Brentëood është tani një Monument Historiko-Kulturor! Sot, Këshilli i Qytetit të Los Angelosit miratoi njëzëri nominimin për shtëpinë e fundit ku jetoi Marilyn Monroe. Faleminderit të gjithëve që shprehën mbështetjen e tyre dhe një falenderim të madh për këshilltaren Traci Park dhe ekipin!”

Monroe bleu shtëpinë për 75,000 dollarë dhe vdiq atje vetëm disa muaj më vonë, më 4 gusht 1962, nga një mbidozë ilaçesh.

Pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, e blenë shtëpinë për 8.35 milionë dollarë dhe morën një leje për prishje, por u përballën me kundërshtime.

Ata pretendojnë se shtëpia është ndryshuar aq shumë me kalimin e viteve sa që nuk është më historike dhe se është bërë një shqetësim lagje për shkak të trafikut turistik.

Milstein dhe Bank kanë paditur qytetin e Los Angelos dhe një gjyq për çështjen do të mbahet më 13 gusht.