VIDEO/ Përmbytet nga shiu rruga Lezhë - Shëngjin

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Në një gjatësi prej 200 metrash të këtij segmenti rrugor ka prani të madhe uji, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Policia Rrugore është vendosur në hyrje të rrugës, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes.