VIDEO/ Çekia me 10 lojtarë reagon, barazohet rezultati me Turqinë

Çekia dhe Turqia po luajnë në “Volksparkstadion” të Hamburgut ndeshjen e fundit të Grupit F, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me çekët që mbeten me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Barak në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të Turqia kalon në avantazh me golin e shënuar nga Calhanoglu.

Edhe pse në inferioritet numerik, Çekia reagon dhe barazon rezultatin 1-1 me Soucek në të 66’.